Fero dhe truproja e tij raportohet të kenë sulmuar producentin Jetmir Agaj në studion e tij. E gjitha ka nisur pasi Fero ka kërkuar që ai të punojë për një projekt të ri muzikor, ndërsa Agaj e ka refuzuar duke i thënë se për momentin ka punë të tjera.

Fero është acaruar dhe i ka shkuar në studio me armë, së bashku me truprojën e tij. Rastin e ka konfirmuar vetë Agaj në një prononcim për “Telegrafi”.
"Ka ardh në studio dhe ka filluar debatin, i kam thënë që menjëherë do ta raportoj gjithë rastin në polici, nga frika që po reagon dikush tjetër në studio, ia kanë drejtuar me revolen edhe menaxherit të reperit tjetër Bardhit, Emeriton Mataj, unë aktualisht janë në emergjencë duke bërë kontrolle”, ka thënë ai.

Ndërkohë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka raportuar për “Telegrafi” se Fero dhe truproja e tij janë dorëzuar në polici.





