Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Tetor 2021, 22:10

Zhurma dhe britma në 'Big Brother VIP', Arjola nuk ndihet mirë: Nuk mundem më

Iliri dhe Donaldi kanë debatuar ashpër mbrëmjen e sotme(Lexo këtu). Si pasojë e situatës së krijuar, mes zhurmave dhe britmave, Arjola nuk është ndjerë mirë.

Aktorja ka pasur një çrregullim të ritmit të rrahjeve të zemrës dhe ju ka kërkuar banorëve të ndalojnë sherrin.

“Nuk po duroj dot më. Kam aritmi. Nuk po mundem ta duroj këtë gjendje. Mos! Stop të gjithëve! Kemi një muaj që jemi në gjendje shumë të rëndë psiqike! Kam aritmi, nuk po mundem më”, është shprehur ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)