Në puntatën e djeshme të “Përputhen”, Meliku akuzoi Antonian për lidhje jashtë programit. Ai tha se i kishte ardhur një mesazh kërcënues që e provonte diçka të tillë.

Mbrëmjen e sotme në “Prime” dyshja janë përballur me njëri-tjetrin, por debati ka degraduar në ofendime.

Meliku: Ato kërcënime që kam marrë unë, nuk kanë qenë normale
Antonia: Do më lejosh të flas?
Meliku: Më dëgjo mua këtu, ato kërcënime…
Antonia: Kush je ti që më ndërpret mua fjalën? U bëtë bajat, keni një javë që i bini fyellit me një vrimë vllai, kupton?

Meliku: Ai tjetri po më kërcënon mua me familjen për arsye që je ti
Antonia: Pse nuk ke ardhur te unë të më thoje “Antonia kështu, kështu qëndron muhabeti? Qetësohu ç’ke që dridhesh
Meliku: Unë e kam me bisedë

Antonia: Të kam marrë në telefon të sqaroheshim. Nuk e njoh Melik dhe përderisa ti ke biseduar me atë, ti e njeh më mirë se unë
Meliku: Ti e ndjek atë person në Instagram dhe ai të ka follow ty
Antonia:…kjo do të thotë që ti e njeh më mirë se unë po të them (ngre zërin)

Meliku: Ti je kokrra e mashtrueses
Antonia: Ti je i pafytyrë
View this post on Instagram





