Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Tetor 2021, 22:10

Krah Borës dhe Jonidës në Festivalin e RTSH-së, reagon Ardit Gjebrea

Ditën e djeshme kudo në rrjet u përfol se Ardit Gjebrea do të organizojë Festivalin e RTSH-së, me prezantuese Bora Zemanin dhe Jonida Maliqin.

Jonida publikoi një video ku shihej në shoqërinë e dyshes, duke i nxitur akoma më shumë dyshimet.

Mirëpo, Arditi ka reaguar vetëm së fundmi dhe i ka hedhur poshtë këto aludime.

“Thanë që do organizoj Festivalin e Këngës? JO! Prioriteti im i kësaj kohe është vetëm kujdesi për pjesëmarrjen e Anna Gjebrea në Junior Eurovision”, ka shkruar ai në rrjete sociale.