Nëse keni qenë të zënë për të kontrolluar postimet më të reja në Instagram, “Xing.al” po iu tregon se çfarë keni humbur gjatë javës:
1. Zaimina Vasjari zbuloi se do të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo publikoi në rrjete sociale foto me barkun e rrumbullakosur, krahas së cilës shkroi “E bekuar sërish me një ëngjëll”.

2. Eros Grezda publikoi një foto duke njoftuar se ishte infektuar me Koronavirus që prej 6 ditësh.

3. Me anë të një videoje në rrjete sociale, Edi njoftoi përjashtimin e tij dhe të Adës nga “Përputhen”. Dyshja u kapën mat jashtë programit.

4. Beatrix Ramosaj, Sara Berisha dhe Einxhel Shkira publikuan foto duke lajmëruar ndjekësit për hyrjen e tyre në “Big Brother VIP”.



5. Erik Fullani iu dha fund zërave për një lidhje dashurie me Jasminën e “Përputhen”. “Jam beqar”, shkroi ai në rrjete sociale.

6. Don Xhoni dhe modelja ruse Ariana Lirey lanë të kuptohej se do të bëhen prindër për herë të parë. Ariana publikoi në rrjete sociale një foto krahas së cilës shkroi “baby mama”, shoqëruar me emojin e një barku të rrumbullakosur.
“Mami më e mirë”, i komentoi reperi, ndërsa ajo ia ktheu “Baba i ardhshëm”.

7. Ermal Mamaqi publikoi trailerin e episodit të dytë të “HOT”, i cili do të transmetohet të dielën në orën 20:00. Personazhe të reja do t’i bashkohen serialit.
View this post on Instagram
8. Enca po shijon pushimet në Dubai dhe së fundmi publikoi një video duke bërë twerk në jaht.
View this post on Instagram
9. Landi Hysi u bë baba për herë të parë në Maj të këtij viti. Së fundmi, këngëtari publikoi një foto epike të vogëlushit. Si pasojë e efektit të përdorur, ai shfaqej me syze dhe mjekër.
“Si m’u rrite kështu mor bir?! Sa shpejt kalon koha…eh”, shkroi Landi.

10. Orinda Huta ndau me ndjekësit fotot më të ëmbla të vogëlushes Atara, e cila shfaqej e veshur si kungull në kuadër të Halloween-it.


