Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Tetor 2021, 17:05

Edi dhe Ada të lidhur jashtë 'Përputhen'? Ish-konkurrenti nxjerr të vërtetën

Pak ditë më parë Edi dhe Ada u kapën mat jashtë “Përputhen” dhe si rrjedhojë u përjashtuan nga programi i dashurisë. Në rrjet kanë qarkulluar zëra se dyshja janë në një lidhje, por sa e vërtetë është kjo?

Në një intervistë për “Prive”, Edi ka treguar se ai dhe Ada janë vetëm shokë dhe asgjë më shumë.

Kujtojmë se më herët Edi ka hedhur dyshimet se ka qenë Ritvana ajo që i ka dërguar fotot e tij me Adën te produksioni.