Ditët e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP ka pasur shumë debate, aleanca dhe konflikte. Kjo siuatë duket se ka rënduar gjendjen emocionale dhe psikologjike të shumicës prej banorëve.

Fifi ka shpërthyer në lot duke thënë se e ka marrë malli të jetë vetvetja.

"Dua të qesh, dua të bëhem Fifi. Kam dalë në publik si psikopate, si egosite, si egocentrike. Nuk di me kë të rri, njërin grup e kam që e kam armik, këta me të cilët rrija më paskan përdorur për aleanca", tha ajo.

Beatrix, Monika dhe të tjerët u përpoqën ta ngushëllonin dhe ta qartësonin se përgjatë kësaj loje gjërat duhen marrë me shumë sportivitet.




