Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Tetor 2021, 15:03

I dhunoi vjehrrën, Dua Lipa merr vendimin e menjëhershëm ndaj Zayn Malik

Thuhet se Gigi Hadid dhe Zayn Malik, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë pasi këngëtari akuzohet se ka goditur nënën e modeles. Madje Yolanda Hadid po mendon që ta denoncojë në polici ish-dhëndrin e saj. 

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, e cila është në një lidhje dashurie me djalin e Yolanda, Anwar Hadid.

“Daily Mail” shkruan se së bashku me Bella Hadid dhe Anwar Hadid, edhe Dua ia ka hequr follow-in Zyan. Ndërkohë, e vetmja që akoma e ndjek këngëtarin është Gigi Hadid.

Thuhet se e gjitha nisi pas një sherri në shtëpinë që ai ndan me Gigi Hadid dhe të voglën e tyre, Khai. Gigi po modelonte në Paris dhe Yolanda shkoi në shtëpinë e çiftit, mesa duket pa pëlqimin e Malik.

Pas një përleshje me fjalë të ashpra, dyshohet se Zayn e ofendoi Yolandan me fjalë të rënda dhe më pas i tha: “Qëndro larg vajzës sime”.