Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Tetor 2021, 13:01

Cila nga banoret e reja është ish e dashura e Granitit? Flet e motra

Së fundmi "Big Brother VIP" i janë shtuar edhe tre banore të reja, Beatix Ramosaj, Sara Berisha dhe Einxhel Shkira. Para se vajzat të futeshin në shtëpinë e famshme u përfol se një prej banoreve të reja është ish e dashura e Granitit.

Por si qëndron e vërteta? Për këtë është përgjigjur motra e Granitit, Genta Cana, e cila u pyet në një intervistë për "Prive".

"Unë nuk i di të gjitha lidhjet e Granitit, apo flirtet e tij. Nuk e di me cilat femra ka pas punë. Graniti ka pasur shumë femra në të kaluarën, por unë si motër s'mund t'i kërkoj llogari me kë shkon. Sa i përket këtyre tre vajzave nuk kam informacion", tha Genta.