Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Tetor 2021, 12:12

Ermali zbulon aktoren e sezonit të dytë të H.O.T dhe është moderatorja e njohur

Producenti Ermal Mamaqi ishte i ftuar së fundmi në "D-Night" për të folur më shumë rreth serialit "H.O.T", që sapo ka nisur në TV Klan e që do të ketë edhe një sezon të dytë.

Gjatë intervistës moderatorja Dajana Shabani shprehu dëshirën që edhe ajo të jetë aktore. 

Dajana: Thuaja gjithë shqiptarëve kush do jetë aktorja e sezonit të ardhshëm.

Ermali: Shiko patjetër që një rol do ta gjejmë dhe ty aty.

Dajana: Uaaa, çe thua sikur po më jep bukë. Ti thuaj kush është aktorja, s'ka rëndësi rol episodik apo rol kryesor.

Ermali: Po heqim Jonida Vokshin të vëmë ty.

Dajana: Ajo është aktore, unë nuk jam aktore, nuk jam kaq egoiste unë.

Ermali: Po e them.

Dajana: Thuaje pak kush është pjesë e H.O.T.

Ermali: Dajana Shabani do të jetë pjesë.