Nga Shqipëria / E Premte 29 Tetor 2021, 21:09

Ermali nxjerr shifrat: Ja sa janë paguar aktorët e serialit 'H.O.T'

Ermal Mamaqi, Bjordi Mezini dhe disa nga aktorët e serialit "H.O.T", janë të ftuar mbrëmjen e sotme në "Zonë e lirë", për të folur më shumë për serialin, xhirimet e të tjera të pathëna.

Një prej tyre është edhe pagesa e aktorëve, të cilën Ermali nuk ngurroi ta zbulonte publikisht.

"Janë paguar mbi 7 mijë euro", i tha Ermali Çanit duke shtuar se disa aktorë janë paguar më shumë sipas roleve të tyre.