Pak ditë më parë Sheila dhe Paloma u zunë keq me njëra-tjetrën. “Ti bën viktimën duke shpifur. Hajde betohu për gocën tani. Je mësuar të shesësh veten për 5 followersa”, i tha Sheila mes të tjerash.
Paloma: Është hera e parë dhe e fundit që më përmend gocën, të të vijë turp (Lexo këtu)

Sherri i tyre u diskutua mbrëmjen e sotme, ku Paloma shpërtheu në lot.
“Dobësia ime është vajza. Kam humbur dy para se të lindja atë. Ishte gjëja më e rëndë të më thoshte shet vajzën për pesë followers”, tha ajo mes lotësh.

Ndërkohë Sheila i tha se ka qenë vetë ajo që e ka përmendur vajzën më para.




