Të dielën e kaluar nisi në TV Klan seriali i shumëpritur "H.O.T", me producentë Ermal Mamaqin, Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn e Bjordi Mezinin. Sot Ermali, Bjordi, Inisi, Jonida e disa nga aktorët e serialit janë të ftuar në "Zonë e lirë".

Gjatë bisedës me aktorët Çani tregoi se në studio i mungonte një prej aktorëve dhe ai ishte Ervin Doko.

Këtu Ermali tregoi se Ervini është infektuar me Covid prandaj nuk mund të vinte dhe i uroi shërim të shpejtë.

