Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,973 testime dhe janë konfirmuar 467 raste të reja me Koronavirus. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:
219 në Tiranë, 29 në Fier, 23 në Vlorë, 16 në Lezhë, 15 në Elbasan, 14 në Lushnje, 13 në Durrës, Kamëz, 12 në Shkodër, 11 Sarandë, Gjirokastër, 9 në Korçë, 7 në Berat, 5 në Kurbin, Kukës, Himarë, Përmet, 4 në Krujë, Kuçovë, Peqin , Gramsh, 3 në Rroskovec, Konispol, Tepelenë, Maliq, 2 në Vau i Dejës, Vorë, Divjakë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Pogradec, Skrapar, 1 në Pukë, Dibër, Mat, Patos, Mallakastër, Libohovë, Dropull, Memaliaj, Devoll, Dimal, Poliçan.
Ndërsa, aktualisht janë 7,561 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.
Në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Kurse, sa i përket rasteve fatale, nuk kanë mundur të mbijetojnë dy qytetarë nga Lushnja 65 dhe 76 vjeç, një qytetare 66 vjeç nga Kuçova, një qytetar nga Korça 71 vjeç, një qytetare nga Laçi 79 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 77 dhe 89 vjeç.
Janë shëruar 427 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 173,870 që nga fillimi i epidemisë.
