Nga Shqipëria / E Premte 29 Tetor 2021, 18:06

'I kam lënë Zotin', Monika deklaron: Unë dhe Donaldi jemi armiq

Mbrëmjen e të martës Donaldi nominoi Monikën, duke thënë se është zhgënjyer nga ajo.

“Nuk prisja që Monika të kthehej në këtë lloj gjendje. Është kthyer në një njeri që nuk e di se çfarë thotë. Përpos lojës që më preku (Lexo këtu), prisja një sqarim më shumë nga Monika, sepse kisha një marrëdhënie më shumë me Monikën, kisha respekt dhe një konsideratë më shumë. Fakti që ajo po vazhdon akoma më shumë duke gjetur gjëra për t’u kapur më bën ta nominoj”, u shpreh aktori.

Kjo deklaratë e tij nuk u prit aspak mirë nga Monika, e cila që nga ajo ditë e konsideron Donaldin si “armik”.

“Fjalët që i tha publikisht i kam vëth në vesh. I kam lënë Zotin, nuk merrem fare. Prandaj nuk bëj dot pakt. Ai më ka armike, unë e kam armik”, është shprehur Monika gjatë një bisede me Beniadën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)