Regjisori i serialit 'HOT', Bjordi Mezini ishte këtë pasdite i ftuar në emisionin "Rudina". Ai zbuloi një fragment ekskluziv nga episodi i dytë i serialit, i cili do të transmetohet të dielën në orën 20:00 në Tv Klan.

Fragmenti ishte një bisedë e Amandës (Jonida Vokshi) me Lorin (Ana Lika).
Lori: Po ky Shpëtimi ka lekë?
Amanda: Ka, por ka dhe të dashur.
Lori: Punë e madhe, sot është, nesër nuk është. Si ti me Danin.
Amanda: Sa e keqe që je!

Gjatë bisedës Amanda shprehej e vendosur për t'u martuar me Danin, ndonëse shoqja e saj nuk e sheh si një zgjedhje të mirë. Nga ana tjetër, kjo e fundit po kërkon për një të dashur me lekë.

Kujtojmë se “HOT” ka 10 episode, por do të ketë dhe sezon të dytë e të tretë. Seriali ka si producentë Ermal Mamaqin dhe Dritan Huqin, ndërsa si autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjord Mezinin.




