Shtëpia e "Big Brother VIP" duket se është ndarë në dy kampe kryesore. Monika, Paloma, Sabiani dhe Fifi teksa ndodhen në oborr kanë komentuar Donaldin dhe Semin duke i akuzuar se janë futur me plan.

“Ata kanë hyrë me plan, ajo donte vëmendje nga Fifi. Ata e dinë se Fifi ka shumë fansa nga jashtë dhe duan të marrin vëmendje nga mbështetësit e saj”, tha Monika.

Këtë gjë e aprovuan me bindje edhe Sabiani dhe Paloma.

“Ajo qau në spektakël për vëmendje, gjithçka e ka bërë për vëmendje. Nëse do ishte keq mund të drejtohen në Dhomën e Rrëfimit”, tha Paloma.


