Nëna e Gigi Hadidit, Yolanda Hadid, ka akuzuar dhëndrin e saj Zayn Malik se e ka goditur atë dhe po mendon që ta raportojë rastin në polici.

Malik i është përgjigjur vjehrrës përmes një statusi në Twitter, ku ka mohuar se e ka goditur fizikisht, duke thënë se mes tyre ka ndodhur një diskutim i ashpër. 28-vjeçari shprehet se debati ka ndodhur për shkak se ai ka dashur t’i sigurojë privatësi të bijës 1 vjeçe, Khai.

Malik ka ngritur dyshime se lidhja e tij me Gigin aktualisht nuk është e mirë, duke thënë se ata do të bashkëpunojnë për të edukuar vajzën e tyre.

“Siç e dini të gjithë, unë jam një person privat dhe dua shumë që të krijojë një ambient të sigurt dhe privat edhe për vajzën time, gjatë rritjes së saj. Një vend ku çështjet familjare nuk hidhen në skenën e botës, ku secili mund të marrë çfarë të dojë. Në një përpjekje për ta mbrojtur këtë hapësirë, unë pranova të mos i kundërshtoja pretendimet që lindin nga një debat që pata me një anëtar të familjes së partneres sime, e cili hyri në shtëpinë tonë ndërsa partnerja ishte larg, disa javë më parë. Kjo ishte dhe prapë do të duhej të ishte një çështje private por duket se tani për tani ka përçarje, dhe pavarësisht përpjekjeve të mia që ta shndërrojë shtëpinë në një mjedis paqësor për familjen, gjithçka rrodhi si informacion për mediat”, ka shkruar Malik.

"E mohoj të kem sulmuar Yolanda Hadid dhe për hir të vajzës sime refuzoj të jap ndonjë detaj të mëtejshëm dhe shpresoj që Yolanda do të rishqyrtojë akuzat e saj të rreme dhe do të shkojë drejt shërimit të këtyre çështjeve familjare në mënyrë private,” tha ai për TMZ.




