Gjigandi i rrjeteve sociale ka ndryshuar emër, duke u kthyer nga Facebook në Meta, ka deklaruar sot themeluesi i tij Mark Zuckerberg.

Ndryshimi vjen si pasojë e përpjekjeve për të përfshirë realitetin virtual, pjesë e vizionit për të ardhmen e platformës, të cilës Zuckerberg i është referuar më parë si “metaverse”.

Sipas parashikimeve të Zuckerberg, “Metaverse” do të arrijë një miliard përdorues deri në dekadën e ardhshme. Metaverse, deklaroi ai, do të jetë një vend ku njerëzit do të mund të ndër veprojnë, punojnë e krijojnë produkte të ndryshme, me shpresën se do të ngjasojë me një formë ekosistemi që do të gjenerojë “miliona vende pune”.

