Një ndër ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Aleksandri ishte një nga djemtë që u largua të shtunën pasi të gjitha vajzat dhanë dy emra djemsh me të cilët nuk donin të dilnin në takim.

Mirëpo, Aleks me anë të një postimi në Instagram sqaron se nuk ishin vajzat ato që e përjashtuan, por ishte vetë ai që ia kërkoi largimin produksionit të “Për’puthen”.

Ai publikoi mbrëmë një bisedë të bërë në WhatsApp me një nga pjestarët e stafit të programit dhe shkroi: “U tha se më eliminuan gocat, por shikoni ditën dhe bëni vetë lidhjen me ditën e programit”.


