Nga Shqipëria / E Enjte 28 Tetor 2021, 17:05

Lajmi i ëmbël: Cristiano dhe Georgina do bëhen prindër sërish

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez do të behen prindër sërish. Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë çifti përmes Instagramit.

Me ekografinë në duar,, Cristiano dhe Georgina kanë treguar se shumë shpejt do të bekohen me dy binjakë.

“Me kënaqësi ju njoftoj se presim binjakë. Zemrat tona janë plot dashuri, mezi presim t’ju takojmë”, ka shkruar çifti.

Kujtojmë që futbollisti ka edhe katër fëmijë të tjerë. Binjakët, Eva dhe Mateo, lindur nëpërmjet një nëne surrogate, djalin e parë Cristiano Jr, 10 vjeç dhe vajzën Alana me Georginën.