Rina publikoi mbrëmjen e djeshme këngën e saj më të re, të titulluar “Aver”. Model në klipin e saj është ish-konkurrenti i “Përputhen”, Andi Artani.

Andi është komentuar shumë për raportin me Jasminën e prandaj një ndjekës e ka pyetur këtë të fundit:
“Të pëlqeu kënga e Rinës? Në spot ishte Andi”.

“Pse duhet të më pyesni për figurantët nëpër klipe, keni marrë vesh që paguhem si komentatore? Bëhuni pak më kreativ, më pyesni për gjëra që ja vlen të flasësh”, është përgjigjur Jasmina.




