Edi dhe Ada u kapën mat jashtë “Përputhen” dhe si rrjedhojë u përjashtuan nga programi i dashurisë. Lajmin e bëri fillimisht të ditur Edi, ndërsa ditën e djeshme dhe vetë produksioni.

Ndryshe nga Edi që reagoi (Lexo këtu), Ada ka qëndruar e heshtur. Ajo ka publikuar në rrjete sociale video duke shijuar jetën e natës dhe duke lënë të kuptohet që “nuk ja ndjen” për përjashtimin.

Kujtojmë se sipas Edit ka qenë Ritvana ajo që i ka dërguar fotot e tyre te produksioni.




