Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Tetor 2021, 20:08

U tha se e eleminuan vajzat, Aleksi i 'Përputhen' nxjerr të vërtetën

Mbrëmjen e së shtunës u larguan tre djem nga “Përputhen”, konkretisht Dori, Artani dhe Aleksi. Tre djemtë u tha se u eliminuan nga vajzat, por Aleksi (i cili atë natë nuk ishte i pranishëm) ka treguar se ka kërkuar vetë të largohet.

Ai ka publikuar në rrjete sociale bisedën me dikë nga stafi i “Përputhen”, ku shihet se i ka kërkuar largimin nga emisioni i dashurisë.

“U tha se më eliminuan gocat, shikoni ditën dhe bëni lidhjen me ditën e programit”, ka shkruar Aleksi. Biseda është zhvilluar të enjten, ndërsa “Prime” është xhiruar të premten për t’u transmetuar të shtunën.