Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 4050 testime dhe janë konfirmuar 672 raste të reja me Koronavirus. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:
293 qytetarë në Tiranë, 55 në Fier, 33 në Durrës, 29 në Berat, 28 në Sarandë, 26 në Elbasan, 24 në Shkodër, 23 në Kamëz, Vlorë, 13 në Krujë, 9 në Pogradec, 8 në Lezhë, Lushnje, Korçë, 7 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Patos, Tepelenë, Gramsh, 4 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Rroskovec, Mallakastër, Himarë, Përmet, Dimal, 3 në Tropojë, në Kukës, Libohovë, Kuçovë, Cërrik, 2 në Mirditë, Kurbin, Delvinë, Devoll, Kolonjë, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Pukë, Has, Vorë, Dibër, Divjakë, Skarpar, Poliçan, Peqin.
Janë 7,431 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 5 qytetarë: një qytetar 55 vjeç nga Vlora, një qytetar 59 vjeç nga Shkodra, tre qytetar nga Tirana 58, 59 dhe 93 vjeç.
Janë shëruar 494 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172,958 që nga fillimi i epidemisë.
