Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Tetor 2021, 16:04

Burri dhunoi qytetaren në market, i afërmi i tij: Ai është njeri human, nuk…

Një ngjarje e rëndë ndodhi së fundmi në një market të Prishtinës, ku një burrë i quajtur Feim Berisha dhunoi me grushta një grua. Konflikti mes tyre ndodhi si pasojë e përplasjes së karrocave ushqimore.(Lexo këtu)

Berisha është arrestuar nga policia dhe së fundmi një i afërm i tij ka folur për emisionin “Shqipëria Live”. Sipas tij, ai nuk është njeri i tillë dhe në situatën e lartpërmendur ka dalë nga vetja.

“Feim Berisha është një njeri human dhe nuk është në natyrën e tij të bëjë gjeste dhe skena të tilla. Momenti si moment mund t’i ndodhë të gjithëve. Akti si akt nuk është sjellje e mirë ta sulmojë një femër, mirëpo siç duket Feimi ka kërkuar nga zonja t’i lirojë rrugën”, është shprehur ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)