Nga Shqipëria / E Mërkurë 27 Tetor 2021, 16:04

E kishin bërë me fjalë? Jo të gjithë e vunë re këtë detaj mbrëmë tek vajzat e Big Brother VIP

Mbrëmë ishte një natë dinamike në "Big Brother VIP", ku u sollën në vëmendje disa sherre gjatë javës që shkaktuan edhe shok emocional për Fifin e ankth tek Semi. Por përpos debateve e ngjarjeve, sigurisht një vëmendje të madhe mori edhe paraqitja e konkurrenteve vajza.

Spektaklin e të martës mbizotëroi ngjyra e zezë e nuk e dimë nëse e vutë re, por disa nga konkurrentet kishin zgjedhur të visheshin me xhaketa të zeza duke i kombinuar sipas stilit të tyre.

Fifi u shfaq e veshur me xhaketë-fustan, geta të zeza, kombinuar me një rrip me zinxhirë.

Semi zgjodhi të shfaqej me xhaketë të zezë me temina e tyl në njërin krah, kombinuar me një fund me xixa.

Paloma dukej shumë elegante me kostum të zi.

Dhe njëjtë edhe konkurrentja e re, Einxhel Shkira, e cila poshtë kostumit kishte veshur një bluzë tyli./Xing.al