"Big Brother VIP" i janë bashkuar sonte tre banore të reja, personazhe shumë të njohura. Bëhet fjalë për Beatrix Ramosajn, Einxhel Shkirën dhe Sara Berishën.

"Kam ardhur këtu për ta shijuar totalisht si eksperiencë. Uroj që publiku të më mbështesë. Jam njeri i qetë, ajo që më bezdis janë gënjeshtrat. Për mua tek meshkujt nuk ka të bëjë bukuria, por sjellja", tha Beatrix.

"Më pëlqen të jem e lirshme, të flas hapur. Kam tentuar shumë herë t'i largohem ekranit, por mesa duket qenka e pamundur dhe shpresoj kjo eksperiencë të jetë kulmi", u shpreh Einxhel.

"Big Brotherit deri tani i ka munguar pak alegri dhe gëzim prandaj mendoj që jam personi i duhur për t'i zgjuar ata brenda", tha Sara.




