Fifi vendosi të përdorte një shkop në lojën e saj me Monikën, ku u hoqën sikur ziheshin me njëra-tjetrën në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Kjo gjë e bëri të ndihet keq Semin, e cila kaloi kriza ankthi.

“Po mbaj dhe unë thikë, meqë qenka kështu puna”, i tha Semi Fifit. Edhe në spektaklin e sotëm, Semi u ndje keq kur kujtoi situatën.

Fifi: Kur the që do fle më thikë te krevati, m’u duk vetja si skizofrene, si psikopate dhe u ngrita i thashë ato fjalë, për të cilat të kërkova më pas falje

Semi: Unë thashë nëse është normale të mbash shkop, po mbaj dhe unë thikë dhe është normale

Opinionistët në studio e kritikuan sjelljen e Fifit dhe kërkuan që skena të tilla që dëmtojnë dhe shëndetin mendor, duhet të shmangen.

“Jemi njerëz, të mos e humbasim ‘njerëzillikun’ dhe kur garojmë me njëri-tjetrin. Ishim në një situatë agresioni, që cenonte një banor aty brenda”, tha Balina.

