Pak ditë më parë Fifi nuk ishte mirë me shëndet. Banorët brenda shtëpisë së famshme të "Big Brother VIP" kanë kërkuar një doktor për të, pasi gjendja e saj ka qenë shumë e keqe.

Në rrjete sociale njerëzit shkruanin se dy kanalet e “Big Brother” atë natë fokusonin vetëm pjesën e jashtme të shtëpisë, prandaj të gjithë pyesnin çfarë nuk u transmetua.

Mbrëmjen e sotme Arbana Osmani sqaroi se pak spektaklit, Fifi kishte pësuar një shok emocional. Moderatorja tregoi se përpara hyrjes në “Big Brother VIP”, Fifi kishte folur për problemet e saj me shëndetin mendor, por kishte kërkuar që të mos përmendej prandaj për të respektuar vendimin e saj, produksioni vendosi që të mos transmetonte pamjet.

Ndërsa Fifi u shpreh se ndihej më mirë dhe i kërkoi falje familjarëve.

