Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli. Një baba ka vrarë djalin e tij 6-muajsh duke e tundur me dhunë ndërsa mamaja e tij fshehu krimin.
Mihai-Catalin Gulie i shkaktoi dëmtim të pariparueshëm të trurit Robert Ion vetëm 6 muajsh i cili kishte lindur me Sindromën Down. Mamaja e tij Gabriela Ion u përpoq të mbulonte mavijosjet e foshnjës, brinjët e thyera dhe lëndimet e tjera me pastë dhëmbësh.

Gulie u shpall fajtor për vrasje dhe nëna Gabriela u dënua për shkaktimin ose lejimin e vdekjes së fëmijës së tyre. Gabriela Ion pranoi se i mbulonte plagët dhe pretendon se burri i saj është fajtor për vrasjen.

Në gjyq u tha se foshnja kishte luftuar me një sërë komplikimesh mjekësore dhe e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij të shkurtër në spital.
Çifti u la në paraburgim dhe do të dënohen përfundimisht më 26 Nëntor.

