Nga Shqipëria / E Martë 26 Tetor 2021, 19:07

A ju kushton ju partneri 2 herë këngë si Fero Arbenitës?

Fero ka publikuar projektin e tij më të ri dhe pas "Ride or die", kjo është kënga e dytë që reperi ia kushton bashkëshortes, Arbenitës.

Modelja është protagoniste në klip dhe çifti shfaqen shumë të lumtur krah njëri-tjetrit, teksa Fero shprehet se nuk mund të gjejë më të mirë se ajo.

"Hajd po dalim Bella se s'po shoh kërkund më mirë se ti, qysh m'i qetëson mu nervat e di që kërkund sun gjej si ti, menon që shoh unë tjera, krejt ça sytë e mi shohin o veç ti", këndon Fero në këngën me titull "Bella".