Miss Intercontinental Serbia i ka surprizuar të gjithë me gjestin e fundit në Sharm el-Sheikh. Valentina Petrovic së bashku me Miss Shqipërinë, Miss Malin e Zi dhe Miss Kosovën kanë bërë me duar shqiponjën dy-krenare.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta nga serbët në Instagram, të cilët e kanë quajtur provokim këtë veprim nga përfaqësuesja e shtetit të tyre.

Kujtojmë se këtë veprim në 2019 e bëri edhe Miss Serbia, ku mediat vendase e konsideruan si skandal.





