Nga Shqipëria / E Martë 26 Tetor 2021, 14:02

'Ishte shumë kërkuese', Bjordi zbulon aktoren më të vështirë të 'H.O.T'

Regjisori i serialit “H.O.T”, Bjordi Mezini ishte i ftuar sot në edicionin e lajmeve në Klan News me moderatoren Iva Kalemi. Bjordi tregoi se seriali do të ketë 10 episode, do vazhdojë me sezone të tjerë dhe gjithashtu zbuloi më shumë rreth xhirimeve dhe aktorëve.

"Ne serialin e kemi lënë shumë të hapur në fund, historia sapo ka filluar, kur mbaron episodi 10. Kur mendon se po zgjidhen disa lëmshe, hapet një lëmsh akoma më i madh. Pjesa e aktorëve ka qenë pjesa që unë kam pasur më shumë fat në këtë projekt. Kanë qenë shumë të talentuar, të përkushtuar dhe pata fat se kasti i aktorëve krijoi një harmoni brenda grupit. Aktorët e brezit të ri dhe të vjetër nuk dalloheshin nga nga njëri-tjetri. Historia vinte në një mënyrë shumë moderne dhe vetë personazhet u ndjenë pjesë e një gjëje të vetme dhe nuk dalluam ndonjë vështirësi”, tha Bjordi. 

Aktori më i pabindur në serial, sipas Bjordit ka qenë Xhoda. Ndërsa me Insin Gjonin e kanë pasur pak të vështirë sepse ishte shumë kërkuese.

“Një personazh që improvizon shumë, nuk do i thoja i pabindur sepse improvizimet e tij janë një vlerë e shtuar skenarit, por Xhoda po nuk futi një batutë të vetën, nuk e mbyllim dot skenën. Ndërsa me Inis Gjonin na është dashur shumë kohë të kuptonim dhe ndërtonim çfarë përqasje do kishte ajo me atë personazh dhe Inisi ishte shumë kërkuese dhe donte të ishte e sigurt 100% që ai lloj interpretimi të ishte i duhuri”, tha Bjordi.

I pyetur nga Kalemi nëse ka patur bashkëpunim me staf turk, Bjordi i ka rrëzuar këto zëra duke shtuar se nuk është e vërtetë dhe se stafi ka qenë 100 përqind shqiptar.

Producentë të serialit "H.O.T" janë Ermal Mamaqi dhe Dritan Huqi, ndërsa autorë Klaudia Brahimaj dhe Bjord Mezini. 

“H.O.T” ka bërë bashkë emra shumë të njohur për publikun si: Ermal Mamaqi, Jonida Vokshi, Irgen Çela, Annais Lika, Klea Huta, Megi Pojani, Erblin Bajko, Amos Zaharia, Kastriot Çaushi, Monika Lubonja, Gëzim Rudi etj.