
Një fëmijë 5-vjeç me inicialet M.H. nga Saranda ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. ABC mëson se fëmija ishte shtruar në Sarandë rreth 8 ditë më parë.
Në momentin që gjendja u rëndua u transportua me helikopter drejt Tiranës dhe më pas drejt Turqisë ku ndërroi jetë. Fëmija ishte mbipeshe, rreth 54 kg.
Dje në Shqipëri u regjistruan katër humbje jete nga COVID-19 dhe u zbuluan 444 qytetarë të infektuar, 315 ishin të shëruarit në 24 orët e fundit.