Nga Shqipëria / E Martë 26 Tetor 2021, 11:11

E tmerrshme: Burri rreh me grushta gruan në një supermarket në Prishtinë (Video)

Një person në Prishtinë është arrestuar nga policia pasi është fiksuar nga kamerat e sigurisë së një supermarketi duke dhunuar një grua,

Nga pamjet e publikuara nga mediat në Kosovë, ai shfaqet me një karrocë në supermarket , e cila përplaset me atë të një gruaje e cila kalon në anë të tij. Në atë moment mes të dyve nis një konflikt fillimisht verbal që përshkallëzohet në përdorimin e dhunës nga ana e të arrestuarit tashmë nga policia.

Pavarësisht se shoqërohet nga gruaja e tij, ai nuk e ka problem të kthehet për të dhunuar një grua, duke e qëlluar disa herë me grushte derisa ajo mbrohet.