Nga Shqipëria / E Martë 26 Tetor 2021, 09:09

Aksidenti i merr jetën 19 vjeçarit shqiptar në Itali

Një 19-vjeçar shqiptar banues në Arzignano ka humbur jetën pas plagëve të marra në një aksident me makinë. I riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u aksidentua të dielën teksa udhëtonte me shokët në një makinë tip Lancia.

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 10:00 teksa makina me 5 shokë po shkonte drejt Venezia-s dhe papritur u përplas me një beton. I riu nuk ka mbijetuar dot si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar dinamikën e ngjarjes. Në makinë në momentin e ngjarjes ndodheshin 5 persona, të gjithë shokë me njëri-tjetrin.