Nga Shqipëria / E Hënë 25 Tetor 2021, 20:08

Njihuni me dy djemtë e rinj që iu bashkuan sot 'Përputhen'

Dy djem të rinj iu bashkuan sot “Përputhen”, 25-vjeçari Erion Kukaj dhe 26-vjeçari Igli Berdo.

Erioni: Vij nga qyteti i Prizrenit, ku jetoj, punoj dhe studioj. Jam i lindur në Tiranë, kam jetuar 17 vjet këtu, për arsye personale kemi shkuar që 8 vite në Kosovë.

Igli: Jam nga Vlora. Jetoj në Tiranë për rreth 11 vite. Ushtroj profesionin si basketbollist, atë e kam profesion dhe hobi. Kam mbaruar studimet për mësuesi te Universiteti i Sporteve, por për momentin nuk e ushtroj profesionin.