Nga Shqipëria / E Hënë 25 Tetor 2021, 19:07

E fundit/ 133 vetëm në Tiranë, ja sa raste me Covid u shënuan gjithsej në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2640 testime dhe janë konfirmuar 264 raste të reja me Koronavirus.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:

133 në Tiranë, 29 në Fier, 24 në Lushnje, 16 në Durrës, 7 në Vlorë, 5 në Has, Lezhë, Gjirokastër, 4 në Kukës, 3 në Kurbin, Libohovë, Tepelenë, Kolonjë, 2 në Tropojë, Kamëz, Vorë,  Kavajë, Sarandë, Skrapar, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Mallakastër, Delvinë, Konispol, Përmet, Këlcyrë, Peqin, Librazhd, Gramsh.

Janë 7098 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: katër qytetarë nga Tirana 57-76 vjeç, një qytetar nga Elbasani 66 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeçe.

Janë shëruar 192  qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,982 që nga fillimi i epidemisë.