Nga Shqipëria / E Hënë 25 Tetor 2021, 19:07

Krim në familje në Vlorë/ Nipi vret me armë gjahu xhaxhanë e më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Genci Koreta, 39 vjeç, ka vrarë me armë gjahu xhaxhain e tij, Jorgji Koreta, 64-vjeç, e më pas ka qëlluar për vdekje veten.

“ABC News” raporton se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në fshatin Mekat.