Nga Shqipëria / E Hënë 25 Tetor 2021, 19:07

Donaldi e puthi para të gjithë shqiptarëve, Bora Zemani rrëfen emocionet: Nuk e prisja…

Bora Zemani foli sot në “Përputhen” për momentin më të komentuar përgjatë dy ditëve të fundit: takimi i saj me Donaldin brenda “Big Brother VIP”.

E pyetur nga opinionisti Arjan Konomi, Bora tregoi se emocionet ishin shumë të bukura dhe e gjithë ngjarja ishte e papritur për të.

“Ishin shumë emocione të bukura dhe për mua realisht. Nuk e di çfarë të them se deri diku e prisja që do ngacmohesha edhe për këtë pjesë, por deri atë pikë nuk e mendoja se do të shkonte. Kam shumë pikëpyetje për vete. Mos më vër më shumë në siklet”, tha moderatorja.