Pak ditë më parë Fifi nuk ka qenë mirë me shëndet. Banorët brenda shtëpisë së famshme të "Big Brother VIP" kanë kërkuar një doktor për të, pasi gjendja e saj ka qenë shumë e keqe.

Sot Beniada i ka deklaruar Fifit se sjellja e saj ditët e fundit ka qenë tepër shqetësuese. Ndërsa Fifi ia ktheu duke i treguar se kur ishte sëmurë, i ra të fikët dhe piu qetësues të fortë, por Beniada nuk ishte aty.

"Ti ku ishe kur unë isha sëmurë, mua më ranë të fikët nga hipokrizia në këtë shtëpi, kam pirë qetësues të fortë. Ti ku ishe? Nuk erdhe asnjëherë por vjen tani për të më gjykuar?", i tha Fifi.


