Nga Shqipëria / E Hënë 25 Tetor 2021, 14:02

Fifi me shkop, Semi qan, ulërima, ç'ndodhi në Big Brother që revoltoi rrjetin

Një tjetër sherr ka ndodhur në shtëpinë e famshme të "Big Brother VIP". Shkak është bërë një shkop që Fifi mban në dorë.

"Më sikletos kur të shoh me shkop vërdallë, nuk është normale", i tha Semi e revoltuar Fifit.

Ndërsa Fifi ia ktheu me ulërima: "Nëse të shqetëson ndërro krah, unë kështu dua të rri dhe kaq. Nuk më intereson nëse e ke frikë ose bezdi".

"Ule zërin dhe flasim si njerëzit, nuk është nevoja të bërtasësh", i tha Kledi-Fifit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Pas situatës së agravuar Semi nisi të qante e shqetësuar teksa Donaldi e Beniada u përpoqën ta qetësonin. Fifi nga krahu tjetër me në krah Palomën, Monikën e Granitin, akuzoi Semin për aktrim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Sherri mes vajzave ka shkaktuar revoltë në rrjete sociale ku shumë komentues shprehen se kjo nuk është mënyra e duhur e komunikimit që personazhet VIP duhet të shfaqin në ekran.