Nga Shqipëria / E Hënë 25 Tetor 2021, 10:10

Nuk e kapët dot dje? Ja si ta ndiqni H.O.T online tani

Mbrëmjen e djeshme nisi “H.O.T”, seriali i shumëpritur i Ermal Mamaqit, me skenar të Klaudia Brahimajt e Bjordi Mezinit. Në 20:00 në TV Klan seriali mblodhi para ekranit teleshikuesit për një episod me të qeshura e të papritura duke u mbyllur në një pikë kulminante që të gjithë presim të zbulojmë ç’do ndodhë në episodin e rradhës.

Por nëse jeni një nga ata që nuk arritën ta kapnin në kohë serialin dhe tani jeni bërë pishman që nuk e keni parë, ju tregojmë mënyrën si ta ndiqni.

Mjafton të shkarkoni aplikacionin Klani im dhe të ndiqni këto hapa:
Klikoni kategorinë Klan HD
Klikoni ditën e diel: Sun, 24 oct
Shfletoni programet dhe në orën 20:05 gjeni “H.O.T” – premierë
Klikoni “Luaj”
Shikim të këndshëm