Nga Shqipëria / E Hënë 25 Tetor 2021, 10:10

'Të të vijë turp', e nisën si lojë, por degradon sherri në BBV: Monika i gjuan Fifit me mandarinë

Dje Monika dhe Fifi vendosën që të provokojnë banorët e tjerë duke u stisur disa debate mes njëra-tjetrës. Plani i tyre nisi gjatë provës javore kur të dyja nisën të konfliktoheshin për shkak të pastërtisë në shtëpi. Debati agravoi edhe në ofendime përsonale ndaj njëra-tjetrës.

Por duket se ky debat nga një lojë është kthyer në një zënkë të vërtetë.

Monika i ka gjuajtur me mandarinë Fifit teksa debatonin në distancë.

"Të të vijë turp se je 50 vjeç grua me bërë kështu gjestesh", i tha Fifi Monikës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)