Nga Shqipëria / E Diel 24 Tetor 2021, 21:09

E ndoqët episodin e parë të H.O.T?

Nisi sot në TV Klan seriali i shumëpritur i Ermal Mamaqit, me skenar të Klaudia Brahimajt e Bjordi Mezinit. "H.O.T" mblodhi para ekranit teleshikuesit për shumë të qeshura, ngjarje të papritura, por edhe dramatike që do ndodhin në vijim.

Në episodin e parë u prezantuam me Danin, personazhin kryesor, një regjisor që ëndërron të realizojë filmin e parë shqiptar me superheronj.

Dani është i fejuar me Amandën, e cila infiltron shoqen e saj, Lori për të mësuar se çfarë bën i fejuari i saj në agjencinë ku punon. 

Në vazhdim serialit iu bashkuan personazhe si Genti, asistenti i Danit, i cili krijoi situata tejet komike, Xheni, vajza seksi që josh Danin e që bën gjithçka për t'u bërë e famshme, Alketa, shefja arrogante e agjencisë e shumë personazhe të tjerë.

Episodi i parë përfundoi në një pikë kulminante, kur Dani përballet me të dashurin e Xhenit, një biznesmen i fuqishëm, i cili i thotë se ka mësuar gjithçka. Çfarë pritet të ndodhë me Danin? A do zbulohet 'sekreti' i tij dhe Xhenit? Po e fejuara, Amanda do marrë vesh që ai e ka tradhtuar? Na mbetet ta mësojmë të dielën tjetër. Ndërkohë votoni në sondazhin e mëposhtëm nëse e ndoqët episodin e parë:

Poll