Nga Shqipëria / E Diel 24 Tetor 2021, 19:07

'S’e duroj dot më gruan, më fusni në qeli', shqiptari në Itali shkel arrestin e shtëpisë

Një shqiptar që ndodhej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” ka kërkuar të shkojë në qeli, pasi nuk e duronte dot më gruan e tij. Ngjarja ka ndodhur në Guidonia Montecello në Itali teksa shqiptari po hetohet për trafik droge.

30 vjeçari shqiptar ka shkuar mbrëmjen e djeshme në komisariat dhe ka thënë se nuk mund ta përballonte më gruan prandaj preferonte që të largohej nga shtëpia dhe ta kryente dënimin në burg.

Policët për një moment menduan se po binin pre e një shakaje.

“Jeta ime është bërë ferr, nuk mundem më, dua të shkoj në burg“, ka thënë shqiptari në polici. Dëshira i është bërë realitet, sepse pas paraqitjes në komisariat u fut në qeli sepse theu “arrestin e shtëpisë”.

Burimi: abcnews