Nga Shqipëria / E Diel 24 Tetor 2021, 15:03

Është tre vjeç, por Erion Veliaj zbulon arsyen e fortë pse nuk e zbulon portretin e të birit

Në tetor të vitit 2018 kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë. Ajola solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e bukur Kajan.

Vogëlushi është tashmë 3 vjeç, por prindërit nuk ia kanë zbuluar akoma portretin. I ftuar së fundmi në “Jonida’s Room”, Veliaj ka treguar dhe arsyen që fshihet pas këtij vendimi.

Ai ka zbuluar se Kajan nuk ka dëshirë të fotografohet, por për më tepër para periudhës së pandemisë kryebashkiaku ka vendosur të jetë i vetmi anëtar i familjes që "paguan çmimin e angazhimit publik."

“Ai se ka qejf fotografinë, madje kur bën diçka dhe ne duam ta fotografojmë ai thotë babi lere aparatin dhe hajde lozim tani. Mbaj mend para pandemisë kur ky qytet digjej për sport, politikë, ishte koha kur merreshin vendime të rëndësishme poltike si Astiri apo teatri, vendosëm që çmimin e angazhimit publik ta paguaja vetëm unë, asnjë pjesëtar i familjes. Janë shumë të vegjël për t'u futur menjëherë në kulturën e llucës, baltës apo të vulgularitetit që ka ndonjëherë politika. Këtë vendim e kemi ruajtur deri më sot ”, është shprehur Erion Veliaj.