Nga Shqipëria / E Diel 24 Tetor 2021, 14:02

'Në Big Brother bëhen pazare', vëllai i Arditit përplaset me Dojna Memën

Sot në “Big Brother VIP Fan Club” ishte i ftuar Jetmiri, vëllai i Ardit Çunit. Ai tha se vëllai i tij është më i sinqerti dhe prandaj sulmohet vazhdimisht.

Jetmiri shtoi se Arditi “është i vetmi që është pa mik atje pasi bëhen pazare”. Kjo deklaratë u mohua nga moderatorja Dojna Mema, e cila i tha të sillte prova.

“Nuk mund të ngresh akuza, paraqit provat dhe i diskutojmë”, tha Dojna.

“Dhashë mendimin tim dhe nuk e ndryshoj për asnjë lloj arsyeje edhe nëse thoni juve. Përderisa më pyetët do të jap përgjigjen time”, tha vëllai i Arditit.