Nga Shqipëria / E Diel 24 Tetor 2021, 10:10

‘Të pashë në makinë me tjetrin’, Stela dhe Çimi përballen muaj pas ndarjes

Në fund të muajit Korrik, Çimi dhe Stela e “Përputhen +40” i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Lajmin e ndarjes e dha vetë Stela, me anë të një postimi në rrjete sociale.

1 muaj pas ndarjes, Çimi u përfol për një lidhje me Linditën. Në rrjet qarkulluan foto e video të dyshes duke u puthur.

Mbrëmjen e djeshme Stela dhe Çimi u përballën në “Përputhen Prime”, ku ish-konkurrenti tregoi se mes tij dhe Linditës nuk ka asgjë. Ndërkohë, përsa i përket raportit të tyre, Stela tha se Çimi nuk gjente dot kohë për të si dhe bëhej shumë xheloz.

Nga ana tjetër, Çimi u shpreh se Stelën mund ta ngacmonin në tavolinë dhe ajo nuk reagonte.

Çimi: Të ishe aq e sinqertë…Mbaj mend një takim që kemi pasur me një tjetër ish-konkurrent, ai të luante syrin, bënte gjeste dhe prita nga ti që të paktën një reagim, thashë si ka mundësi që ti sheh një person që të bën gjeste dhe nuk ma thua?

Stela: Unë e di që kur jemi në lokal dhe kur jemi me shoqërinë, jemi me shoqërinë.

Çimi: Mund t’i thoje zotëri ato gjeste bëji me dikë tjetër, jo me mua

Stela: Jo sepse mënyra ime e komunikimit nuk është si e jotja. Prandaj unë thashë që ti je xheloz, i pasigurt dhe të bezdis çfarëdolloj sjellje e dikujt tjetër. Në mendjen tënde bën intriga. Çdo njeri duhet të marrë përsipër gjestet që bën, nuk i bëra unë gjestet

Çimi: Ti e përkrah. Një festë që u zhvillua në “Përputhen” të shoh ty në makinë me atë, ça ishe ti…taksi ishe?

Stela: Unë jam njeri i sjellshëm

Çimi: I sjellshëm duhet të jesh me atë që ke

Stela: Më duket se nuk ka munguar sjellja

Çimi: Është tepruar për të tjerët, nuk po qahem për tjerët

Në fund Çimi tha se nuk është penduar për historinë e tyre dhe nëse do kthehej në “Përputhen” do zgjidhte sërish Stelën. Dyshja vendosën të jenë miq.